Lajme

​Kurti në veri të Mitrovicës, përurohet objekti i ATK-së

Është përuruar objekti i ri i Administratës Tatimore të Kosovës në veri të Mitrovicës, një zhvillim i rëndësishëm për forcimin e pranisë institucionale dhe ofrimin e shërbimeve më të afërta për qytetarët dhe bizneset e kësaj zone.

Në ceremoninë e përurimit po merr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, së bashku me zyrtarë të tjerë qeveritarë dhe përfaqësues institucionalë.

Gjatë kësaj ngjarjeje pritet të theksohet rëndësia e funksionalizimit të këtij objekti për rritjen e transparencës, përmirësimin e mbledhjes së të hyrave dhe avancimin e sundimit të ligjit në veri të vendit.

Ky investim konsiderohet si një hap i rëndësishëm drejt integrimit më të plotë institucional dhe zhvillimit ekonomik të rajonit, duke ofruar kushte më të mira pune për stafin dhe shërbime më efikase për tatimpaguesit.

Të Ngjashme