Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti nga Kamenicë: Kontrollë të plotë një herë në vit për secilin qytetar

 
   

Në Kamenicë, Kryeministri Albin Kurti, takoi profesionstë të shëndetësisë dhe arsimit.

Para tyre prezentoi punët e këtij mandati dhe zotimet për mandatin e ardhshëm.

Kurti tha se fokusi i Qeverisë për spitalet dhe poliklinkat e reja do të vazhdojë, kjo duke theksuar se nga viti i ardhshëm synohet të realizohet kontroll i plotë mjekësor për çdo qyteta, si dhe rritja e buxhetit për barnat esenciale në 100 milionë euro, ku rreth 80% e kostos do të mbulohet nga shteti.

Sa i përket arsimit, Kryeministri i njoftoi të pranishmit se pritet të ketë rritje të investimeve për të gjitha nivelet, duke përfshirë këtu rritjen e buxhetit për bursa, shtimin e profileve në arsimin dual dhe krijimin e një platforme me profile individuale për të diplomuarit, për t’ua lehtësuar qasjen në tregun e punës.