Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova mbetet e përkushtuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë.
Duke theksuar se zgjidhja duhet të vijë përmes njohjes së ndërsjellë mes dy vendeve.
Kurti përmes platformës X, ka treguar se një ditë më parë ka takuar përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen.
Yesterday, I welcomed the EU Special Representative for the Kosova–Serbia Dialogue, Peter Sørensen. We discussed Kosova’s European integration path, the rule of law, and the EU-facilitated dialogue process. We remain committed to the full normalization of relations with Serbia… pic.twitter.com/93buN8jb0c
— Albin Kurti (@albinkurti) February 24, 2026Në një njoftim publik, Kurti bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për rrugën e integrimit evropian të Kosovës, sundimin e ligjit si dhe procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.
