Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti: Paga mesatare në sektorin privat u rrit për 50% në vitit 2024, në krahasim më katër vjet me parë

 
   

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, shkruan se paga mesatare në sektorin privat në vitin 2024, ka shënuar rritjen me të lartë ndonjëherë krahasuar me vitin paraprak.

Duke u bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Kurti vlerëson se në vitit 2024 në krahasim më katër vitet me parë, paga mesatare në sektorin privat është rritur për 50%.

“Në vitin 2024, krahasuar me katër vjet më parë, paga mesatare në sektorin privat është rritur për 50% (neto) përkatësisht 57% (bruto)”, ka shkruar Kurti në faqen e tij zyrtare në Facebook, raporton IndeksOnline.

Tutje ai shkruan se nga mbështetja që ka dhënë qëveria që ai drejton kanë përfituar edhe ‘bizneset edhe punëtorët, edhe shteti edhe qytetarët’.

“Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës paga mesatare në sektorin privat në vitin 2024 ka shënuar rritjen më të lartë ndonjëherë krahasuar me vitin paraprak – kjo rritje është më e madhe sesa e gjithë rritja e pagës mesatare marrë së bashku në shtatë vjet të qeverisjeve të kaluara”, ka përfunduar postimin Kurti.