Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti pas takimit me Brendan Hanrahan, ja çka u diskutua

 
   

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka takuar sot zyrtarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan.

Bashkëpunimi ekonomik, diplomacia dhe mbrojtja ishin ndër temat kryesore për të cilat kanë diskutuar.

“Ishte kënaqësi të takohesha me Brendan Hanrahan . E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe diskutuam fushat për forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, duke përfshirë bashkëpunimin ekonomik, diplomacinë dhe mbrojtjen, ndër tema të tjera kyçe“, ka shkruar Albin Kurti në rrjetin social “X”.

Pjesë e këtij takimi që u zhvillua në rezidencën e ambasadorit amerikan, ishin edhe ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Diplomati amerikan, Brendan Hanrahan erdhi në Kosovë të shtunën në mbrëmje, pas vizitës në Serbi.

Vizita e tij në Kosovë, po shihet si një rikthim i vëmendjes amerikane për vendin dhe Ballkanin Perëndimor.