Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti për vdekjen e gazetarit Turkaj: Do të na mungojnë komentet satirike të tij

 
   

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetarit, Arton Turkaj, i njohur edhe për shumë postime satirike në profilin e tij në Facebook.

Prehu në paqe Arton”, është fjala që Kurti e ka shkruar në storie në Facebook teksa ka vendosur foton e tij.

Për vdekjen e tij e Turkajt, Kurti ka shprehur ngushëllime edhe në takimin që e kishte me gazetarët. Kurti ka dekalruar se “do t’i mungojnë komentet satirike të Turkajt”.

”Para ardhjes tuaj këtu, e kemi mësuar lajmin e trishtë të ndarjes së hershme nga jeta e kolegut tuaj, Arton Turkaj. Janë të shumta komentet satirike të tij, të cilat i kam parë e që do të na mungojnë. Do të na mungojë Artoni. Ngushëllime familjarëve të gjithë e secilit prej juve. Ngushëllime të gjithë juve, e të gjithë neve”, ka thënë Kurti.