Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti: Po goditet kriminaliteti në çdo cep të vendit

 
   

Autoritetet kosovare kanë zhvilluar një operacion të gjerë në veri të Kosovës, duke sekuestruar armë dhe arrestuar një person të dyshuar për import dhe eksport ilegal të armëve.

Gjatë bastisjeve në disa lokacione, Policia ka zbuluar një punishte armësh në Mitrovicën e Veriut, zonë e banuar kryesisht me serbë.

Nga aty janë konfiskuar një sasi e konsiderueshme armatimi, pjesë armësh dhe pajisje të përdorura për modifikimin e tyre. Prokuroria e Kosovës konfirmoi se hetimet janë në vazhdim.

Pas këtij aksioni, ka reaguar edhe kryeminsitri në detyrë, Albin Kurti.

Ai ka vlerësuar operacionin policor në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan si dëshmi të sundimit të ligjit dhe profesionalizmit të institucioneve të sigurisë.

Ai theksoi se aktivitetet ilegale po goditen fuqishëm dhe kërkoi që autorët të ndëshkohen, në mënyrë që drejtësia të mos zbehë përpjekjet e organeve të sigurisë.

Postimi i plotë:

Sundim të ligjit dhe siguri për vendin e qytetarët. Kriminaliteti po goditet në çdo cep të vendit. Veprimtaria ilegale e zbuluar dhe kapur nga operacioni policor në Mitrovicë të veriut dhe Zveçan, tregon për tentativat për cenim të sigurisë që përballen me nivel të lartë profesionalizmi të Policisë së Kosovës dhe institucioneve të sigurisë. Autorët duhet të dënohen për të garantuar që drejtësia nuk e zhbën punën e madhe që po zhvillojnë organet e sigurisë.