Lajme

Kurti priti në takimin Shefin e Misionit të EULEX-it, flasin për sundimin e ligjit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Shefin e Misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.

Sipas njoftimit për media në këtë takim u theksua nevoja për reforma të thella që rrisin disiplinën, llogaridhënien dhe efikasitetin e gjyqësorit.

Palët u pajtuan që digjitalizimi është element kyç në dobi të transparencës dhe llogaridhënies së sistemit gjyqësor dhe prokurorial.

Po ashtu, u theksua se është e domosdoshme që sistemi elektronik për menaxhimin e lëndëve të zbatohet nga çdo gjykatës dhe prokuror.

Kurti i riafirmoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj ligjshmërisë e legalitetit dhe si rrjedhojë, vazhdimin e reformave që sigurojnë drejtësi efikase, transparente dhe llogaridhënëse.

Të Ngjashme