Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti publikon foto me djalin e Enver Zymerit: Dëshira e tij për t’i ndjekur hapat e babait, na jep shpresë te rinia jonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me djalin e policit të rënë në detyrë më 26 korrik të vitit 2011, Enver Zymeri, Sokol Zymerin kanë vendosur lule të freskëta në vendin ku ka rënë, 12 vite më parë.

Kurti ka thënë se heroin Zymeri do ta kujtojnë gjithmonë.

“Bashkë me Sokolin, djalin e heroit Enver Zymeri, vendosëm dje lule të freskëta në vendin ku ka rënë ai, këtu e 12 vite më parë. Enverin do ta kujtojmë gjithmonë sepse përpjekja e tij vetmohuese është edhe e jona”, ka shkruar Kurti.

Ai ka thënë se Koosvën do ta bëjë me sovranitet të plotë, pa krim e korrupsion dhe me jetë cilësore për të gjithë.

“Kosovën e lirë ta bëjmë me sovranitet të plotë, pa krim e korrupsion, me jetë cilësore për të gjithë, pa dallim.
Sytë e Sokolit janë veç dritë. Dëshira e tij për t’i ndjekur hapat e babait, na jep shpresë se rinia jonë do t’i shërbejë vendit”
, ka shkruar tutje kryeministri Kurti.