Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti: Qeverisja aktuale e ka lënë Drenasin pa shpresë

 
   

Kryeministri në detyrë njëherit kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se në Drenas me fitoren e kësaj partie edhe Ezgona Tërdevcin kryetare, nga qeverisja për pakicën do ta kthejnë në qeverisjen për qytetarët.

Ai ka thënë se LVV dhe kandidatja për kryetare, Egzona Tërdevci kanë program politik që ofron zgjidhje për  problemet në Drenas.

“Egzona zotohet për ujë të pijes për çdo banor, pesë çerdhe të reja publike, palestër sportive për çdo shkollë, program arti në shkolla, mësim tërëditor për nxënësit, qëndrimin ditor për të moshuar, park teknologjik në parkun e biznesit, ngrohtore të qytetit, transformim të transportit publik, ndërtim të QKMF-së, mbështetje për fermerët e prodhuesit e qumështit me pesë cent për litër qumështi, përkrahje për start up-et, sistem të ujitjes për tokat bujqësore, mbështetje për zhvillimin e turizmit, dhe pako mbështetëse për fëmijët dhe nënat e reja.

Nga qeverisje për pakicën siç ka përjetuar fatkeqësisht Drenasi për shumë vjet, e kthejmë qeverisjen te qytetarët, për secilën e secilin.

Qeverisja aktuale e ka lënë Drenasin pa shpresë. Kthimin e vëmendjes dhe dinjitetit ua kemi borxh fëmijëve e nxënësve, familjeve, burrave e grave, fermerëve e ndërmarrësve, të gjithë qytetarëve pa dallim. Ndryshimin në Drenas e bëjmë bashkë, me Lëvizjen VETËVENDOSJE!, Egzona Tërdevcin dhe listën garuese për Kuvend Komunal”, ka shkruar Kurti.