Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti: Shqipëria kalon, ëndrra për Botërorin 2026 vazhdon

 
   

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës ka përgëzuar Kombëtaren shqiptare pas triumfit 1-0 ndaj Andorrës, fitore që i siguroi kuqezinjve kalimin në fazën playoff të kualifikimeve për Botërorin 2026.

Në një reagim në rrjetet sociale, ai u shpreh se Shqipëria vazhdon ëndrrën drejt Kupës së Botës, duke vlerësuar maksimalisht paraqitjen e skuadrës dhe përkushtimin e futbollistëve.

“Shqipëria kalon, ëndrra për Botërorin 2026 vazhdon. Përgëzime lojtarëve dhe urime gjithë shqiptarëve!”, ka shkruar Kurti

Fitorja minimaliste ndaj Andorrës, falë golit vendimtar të Asllanit, e mban Shqipërinë në garë për një nga vendet që çojnë në fazën finale të Botërorit, ndërsa mbështetja nga Kosova vjen si konfirmim i marrëdhënieve të ngushta mes dy vendeve në sport dhe më gjerë.