Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pritet të takohen nesër në orën 11:00 në Kuvend për të diskutuar rreth çështjes së presidentit.
Kjo është konfirmuar nga burimet e RTK-së.
Vet kryeministri Kurti, të premtëm ka paralajmëruar se do t’i nisë takimet me krerët e opozitës nga e hëna për çështjen e Presidentit.
“Do të ketë takime në javën e ardhshme”, ka thënë Kurti.
Gjykata Kushtetuese u ka dhënë kohë ligjvënësve të Kosovës mbi një muaj kohë për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit, pasi e rrëzoi një dekret të ish-presidentes, Vjosa Osmani, më 25 mars për shpërndarjen e Kuvendit pas moszgjedhjes së presidentit në një seancë më 5 mars.
