Lajme

Kurti uron ortodoksët për Krishtlindje

 
   

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka uruar qytetarët serb të besimit ortodoks të cilët sot kremtojnë Krishtlindjen.

Në urimin e tij, Kurti ka theksuar rëndësinë e dashurisë, mbarësisë dhe begatisë në familje.

“Qytetarëve tanë nga komuniteti serb, të besimit ortodoks, që sot kremtojnë Krishtlindjen sipas kalendarit julian, u uroj festë të gëzuar. Kjo ditë e shenjtë ju sjelltë dashuri, mbarësi dhe begati në familjet tuaja. Festofshi në harmoni, mirëkuptim dhe respekt për njëri-tjetrin”, ka shkruar kreu në detyrë i qeverisë.

Kurti ka uruar besimtarët ortodoks që kjo festë t’i gjejë pranë familjes në shëndet e gëzim.

“Le të na bashkojë e mira. Le të na udhëheqë vullneti për solidaritet dhe punë për më shumë mirëqenie. Uroj që Krishtlindja t’ju gjejë pranë familjes, në shëndet dhe gëzim.

 
 
 
 

 

Të Ngjashme