Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti viziton në QKUK policin e plagosur në Veri: Sulmet u orkestruan nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka vizituar policin e plagosur sot në Veriun e Kosovës, Alban Rashiti, i cili po trajtohet në QKUK.

Kurti ka shkruar në Facebook, se kriminelet e orkestuar nga Serbia kanë hedhur granate dore në drejtim të Policisë së Kosovës, të dielën.

Ai thotë se orkestrimi është bërë nga Serbia.

”Operacioni i heqjes së predhës nga krahërori i majtë i policit Alban Rashiti është kryer me sukses sot në mëngjes. Predha ishte e një granate dore që e hodhën kriminelët e orkestruar nga Serbia në drejtim të policisë së Kosovës gjatë sulmit të tyre terrorist afër urës në Banjskë të Zveçanit. Gjatë vizitës në Klinikën Kirurgjike të QKUK-së takova edhe familjen e Albanit e cila erdhi nga Velekinca e Gjilanit. Polici i plagosur Alban Rashiti do të lirohet sot nga spitali”, ka shkruar Kurti në Facebook, të dielën.

Ai ka treguar se në ora 10: 00 ka mbledhje të Këshillit të Sigurisë të Republikës së Kosovës.

Në orët e para të mëngjesit një polic i Kosovës në Veri është vrarë.