Lajme

Kurti zgjidhet Kryeministër i Kosovës për mandatin e tretë qeverisës

Albin Kurti është zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës si Kryeministër i ardhshëm i vendit.

Pas paraqitjes së ekspozesë, emrave të kabinetit qeverisës dhe fjalimeve nga opozita, Kuvendi kaloi në votimin e Qeverisë.

Me 66 vota për, 49 kundër dhe asnjë abstenime, është votuar kabineti qeverisës i drejtuar nga Kurti që do t’i ketë 19 ministri.

Ky është mandati i tretë qeverisës i qeverisur nga Kurti, derisa Kosova kaloi një vit pa të, shkaku i bllokadave të krijuara.

Andaj, “Kurti 3” nis nga sot (11 shkurt), në një mandat katërvjeçar, derisa qytetarët e vendit presin që të përmirësohet kushtet e jetës.

Të Ngjashme