Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila ka pritur në takim Shpresim Vranovci nga Asociacioni i Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës.
Kusari-Lila tha se nga mysafiri u njoftua me veprimtarinë e asociacionit dhe sfidat që përballen prej vitesh.
“Diskutuam gjithashtu për gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar në hartimin e Ligjit për Shoqëritë Tregtare, i cili do të implementohet në këtë legjislaturë”, ka thënë ministrja e MINTI-t.
Kusari-Lila, tutje thotë se, fuqizimi i grave në biznes mbetet një ndër prioritetet kyçe.
“Bashkëpunimi me sektorin financiar është thelbësor për zhvillimin ekonomik dhe mbështetjen e ndërmarrësisë”, shkroi ajo.
