Lajme

Kusari: Ulja e TVSH-së dhe akcizës për naftën do t’i sillte dëm të madh vendit

Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se ulja e TVSH-së dhe akcizës për naftën nuk është zgjidhje e duhur, pasi sipas saj do të kishte pasoja negative për vendin.

Gjatë seancës të jashtëzakonshme në Kuvendm, ajo theksoi se kërkesat për heqjen e këtyre taksave janë të lehta për t’u propozuar, por jo të qëndrueshme në praktikë.

Deklarata:

“Mund të bëjmë analiza sa të duash, por kërkesat kryesore në raport me heqje të akcizës dhe TVSH-së, të cilat po konsistojnë në vazhdimësi duke u përsëritur, janë e para vetëm të lehta dhe mendimi se kemi bërë diçka, por nuk është ideja për të sjellë vetëm vendime të shpejta e të lehta me dëm të madh.

Ideja është për të bërë analiza të mirëfillta dhe për të ruajtur mirëqenien e atyre që kanë nevojë të ruhen më së shumti me mekanizma shtetërore”, tha ajo.

Të Ngjashme