Ministria e Brendshme ka publikuar listën zyrtare me kandidatët për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Afati i fundit i dorëzimit të dokumentacionit të aplikimit ishte një ditë më parë, ndërkohë që ditën e sotme është publikuar dhe lista me 16 kandidatët në garë, mes tyre edhe dy gra.
Lista e plotë e aplikuesve:
Afrim Tafa
Alfred Çepe
Arjanit Arapi
Ejona Gurbardhi
Elidon Çela
Gentian Berberi
Gentjan Shehaj
Idajet Faskaj
Lorenc Panganika
Neritan Nallbati
Pëllumb Seferi
Rebani Jaupi
Saimir Boshnjaku
Skënder Hita
Suela Sulkaj
Tonin Vocaj
Sipas procedurës, brenda 10 ditëve nga përfundimi i afatit të dorëzimit të shprehjeve të interesit, Komisioni i Posaçëm kryen vlerësimin paraprak, me qëllim verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore nga kandidatët.
Megjithatë më herët burime për Boldnews.al bënë me dije se emri i preferuar për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë është Elidon Çela. Të njëjtat burime konfirmuan se gara është e paracaktuar dhe se Çela do të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit, megjithatë mbetet për tu parë.
Elidon Çela njihet brenda radhëve të Policisë si një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të ish-drejtorit të Përgjithshëm, Ard Veliu, ky i fundit i etiketuar si “Kambalja”.
