Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kush është Dejona Mihali? Kandidati i LVV-së jep përgjigjen

 
   

Kandidati LVV, Gani Krasniqi, thekson rolin dydekadësh të Dejona Mihalit në politikë

Kuriozitetin se kush është Dejona Mihali e ka shuar kandidati për deputet nga LVV, Gani Krasniqi.

Ai e ka përshkruar Dejona Mihalin si bija e Aleksandër dhe Lindita Mihalit, dhe një nga aktivistet e hershme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Krasniqi thekson angazhimin dhe përvojën e saj prej dy dekadash, duke e bërë atë promotore të kësaj familjeje politike.

Shkrimi i plotë:

Një përgjigje për ata, të cilët e bëjnë të paditurin, se kush është Dejona Mihali? Ja se ua them unë:

Dejona Mihali është bija e Aleksandër Mihalit, ushtarak i karrierës së Ushtrisë së Republikës së Shqipërisë, tani i pensionuar. I asaj ushtrie e cila ishte model frymëzimi dhe mbështetëse e Ushtrisë së lavdishme Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pas pensionimit të tij ishte kryetar i Shoqatës së ish-ushtarakëve shqiptar.

Po ashtu Dejona është bija e Lindita Mihali, Soliste e Teatrit të Operës dhe Baletit, model për gruan shqiptare.

Ndërsa aty ku e ka merakun z. Rama dhe zëdhënësit e tij për të qenë në dijeni se kush është, pra bëhen që nuk e dijnë. Po Dejona Mihali është njëra nga aktivistet e ditëve të para të Lëvizjes VETËVENDOSJE! e cila me angazhimin dhe përvojën e saj gati dy dekada ka arritur të bëhet promotori i kësaj familje politike LVV-s, subjektit më të fuqishëm dhe më demokratik në Republikën e Kosovës.