1
Një qytetar civil është kthyer në protagonist të ngjarjes tragjike të ndodhur në Bondi Beach, pasi ndërhyri për të neutralizuar një nga autorët e sulmit me armë zjarri në Sidnei.
Bëhet fjalë për 43-vjeçarin Ahmed al Ahmed, i cili reagoi në mënyrë të menjëhershme duke çarmatosur agresorin, në një moment kur të shtënat po rrezikonin jetën e civilëve të pranishëm në zonë.
Moneytizer Paragrafi 2
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur ai i afrohet autorit nga pas, i rrëmben armën dhe e detyron të bjerë në tokë, duke ndalur sulmin.
Sipas mediave australiane, Ahmed al Ahmed është shitës frutash dhe baba i dy fëmijëve. Ai mbeti i plagosur gjatë ngjarjes, duke pësuar dy plagë me armë zjarri. Raportohet se ai nuk kishte përvojë me armët dhe ndodhej rastësisht në zonë.
Moneytizer Paragrafi 4
Veprimi i tij u vlerësua gjerësisht nga publiku dhe autoritetet. Kryeministri australian, Anthony Albanese, e cilësoi atë si “hero”.
Policia njoftoi se të paktën 11 persona humbën jetën gjatë sulmit, i cili kishte në shënjestër komunitetin hebre gjatë një aktiviteti të Hanukkah në Bondi Beach. 29 persona u transportuan në spital, përfshirë edhe një fëmijë.
Autoritetet konfirmojnë se janë identifikuar dy të dyshuar. Njëri ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

