Kur janë rinumëruar gati gjysma e kutive të votimit nga 914 që janë dërguar për verifikim, janë vërejtur ndryshime të dukshme në votat e kandidatëve për deputetë.
Nga tri partitë më të votuara në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) shfaq më së shumti ndryshime në votat për kandidatët pas nisjes së rinumërimit të pjesshëm, raporton Telegrafi.
Në shumicën e rasteve, kandidatëve të caktuar u janë shtuar vota në masë të madhe, derisa pas rinumërimit ka pasur edhe kandidatë të dëmtuar me mbi 500 vota.
Dyshime për manipulime masive në Prizren, mbi 4 mijë vota iu shtuan vetëm një kandidati
Në partitë tjera ndryshimet kanë qenë të vogla.
PDK– Kandidatëve që më së shumti iu hoqën vota pas rinumërimit
Fetah Paçarizi: -4,416 vota
Nait Hasani: -2,416
Kujtim Gashi: -1,710
Arianit Çollaku: -1,434
PDK– Kandidatëve që më së shumti iu rikthyen votat nga KQZ pas rinumërimit
Uran Ismaili: +531 vota
Arian Tahiri: +464
Përparim Gruda: +379
Vlora Çitaku: +353
LDK– Kandidatëve që më së shumti iu hoqën vota pas rinumërimit
Xhavit Uka: -1,105 vota
Driton Selmanaj: -773
Anton Quni: -440
Visar Azemi: -352
LDK– Kandidatëve që më së shumti iu rikthyen votat nga KQZ pas rinumërimit
Paris Guri: +150 vota
Gëzim Hazrolli: +112
Festim Kabashi: +89
Ukë Rugova: +82
LVV– Kandidatëve që më së shumti iu hoqën vota pas rinumërimit
Arbër Rexhaj: -457 vota
Rea Krasniqi: -425
Valon Ramadani: -380
Dafina Alishani: -310
LVV– Kandidatëve që më së shumti iu rikthyen votat nga KQZ pas rinumërimit
Hajrulla Çeku: +111 vota
Alban Bajrami: +91
Driton Hyseni: +74
Hekuran Murati: +68
Procesi i rinumërimit pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa KQZ-ja ka bërë të ditur se rezultatet përfundimtare do të publikohen vetëm pas përfundimit të plotë të verifikimit të të gjitha vendvotimeve të përfshira në këtë proces.

