Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kush janë pesë më të votuarit e Vetëvendosjes?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri më tani, ka numëruar 34,65% e votave të kandidatëve për deputetë.

Sipas këtyre të dhënave, nga Lëvizja Vetëvendosje e cila doli fituese e votimeve të së dielës, me vota i pari radhitet Albin Kurti, pasuar nga Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla-Schwartz.

Moneytizer Paragrafi 2

Më poshtë e gjeni listën me pesë kandidatët e këtij subjekti politik që morën më së shumti vota:

Albin Kurti 117,754

Moneytizer Paragrafi 4

Glauk Konjufca 91,612

Albulena Haxhiu – 47,419

Hekuran Murati – 47,249

Donika Gërvalla-Schwarz – 41,831

 

Në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit votuan 899 mijë e 517 persona nga 1 milion e 999 mijë e 204 me të drejtë vote.

Bazuar në rezultatet preliminare, LVV radhitet e para me 49,34% ose 433,394 vota, pasuar nga Partia Demokratike Kosovës me 20,98% ose 184,318, Lidhja Demokratike e Kosovës me 13,57% ose 119,201, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 5,66% (49,698) dhe Lista Serbe që ka siguruar 4,81% (42,235), transmeton Klankosova.tv.