Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Kush je ti me m’bërtit mu” – Incident mes policit dhe mërgimtarit në Merdare

 
   

Këtë vikend një numër i madh mërgimtarësh morën rrugën e kthimit për në vendet ku jetojnë.

Fluks pati edhe nëpër pikat kufitare të Kosovës.

Ndërkohë afër kufirit të Merdares përderisa mërgimtarët po prisnin në kolona, një polic shihet teksa konfrontohet me një qytetar.

 
 
  
 

 

Në pamjet që kanë ardhur në adresë të medias, shihet teksa qytetari i afrohet dhe i flet policit ndërsa ai e shtynë me duar duke përdorë tone të larta.