Lajme

Kush po e mbron Edi Ramën? Bytyçi flet për aleanca të rrezikshme

 
   

Vizita e Ministrit gjerman për Europën, Guenter Krichbaum, në Tiranë ka nxitur reagime të ashpra në opinionin publik.

Profesori Enver Bytyçi, në një koment kritik për “Bota sot” ngre akuza të forta ndaj disa politikanëve europianë, duke vënë në dyshim qëndrimin e tyre ndaj qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Edi Rama.

Sipas Bytyçit, qëndrime të tilla jo vetëm që legjitimojnë një realitet problematik politik në vend, por edhe thellojnë përçarjen dhe krizën e besimit në skenën politike shqiptare, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Çfarë loje po bëjnë disa europianë?

Guenter Krichbaum ishte për vizitë në Tiranë në cilësinë e Ministrit Gjerman për Europën. Eshtë ndër të paktët politikanë të Europës e sidomos Gjermanisë, që ka dalë hapur në mbrojtje të narco-shtetit shqiptar dhe kreut të këtij narco-shteti, Edi Ramës. Janë të një moshe të dy këta, por të jesh i të njëjtës moshë nuk do të thotë se bëhesh mik me narcon. Miqësia e tij me kreun e mafies shqiptare, Edi Rama, i ka rrënjët diku tjetër. Martin Henze thotë se Krichbaum e takon dhe e lavdëron Edi Ramën, kur ai ka nevojë për para. Nuk e di sa kjo është e vërtetë, por e di se një politikan serioz, me ideale e parime, nuk takohet së paku me aq pompozitet me kreiun e një narco-shteti. Ministri i Jashtëm i Gjermanisë nuk ra në këtë lojë të pistë.

Nga ana tjetër Krichbaum takoi edhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike. Por jo kreun e kësaj partie. Takoi pikërisht ata që takonte edhe në kohën kur çelësat dhe viulën e PD-së e mbante Lulzim Basha. Edhe pse kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë është i njohur nga Partitë Popullore Europiane si lider i saj, Krichbaum nuk dëshiron ta njohë. Sepse kështu e ka këshilluar miku i tij kryetrafikant drogërash, Edi Rama! Kjo lojë e pistë e politikanëve si Krichbaum duhet të marrë fund. Së paku për të mos ushqyer përçarje të mëtejshme në këtë vend të lodhur nga lufta politike!

 
 
 
 

 

Të Ngjashme