Gjatë kësaj jave në “Big Brother VIP Albania”, gara u bë edhe më e fortë teksa në nominim ishin tetë banorë: Brikena, Greta, Juela, Kristi, Krusita, Miri, Stenaldo dhe Rogerti. Publiku votoi për të shpëtuar banorin e preferuar përmes pyetjes: “Kë doni të shpëtoni?”.
Pas një prime-i të mbushur me emocione dhe pritje të gjatë, u bë e ditur se banorja që largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri është Krusita.
Largimi i Krusitës ka shkaktuar reagime të ndryshme mes banorëve. Disa prej tyre u shprehën të surprizuar nga rezultati, ndërsa të tjerë nuk i fshehën emocionet dhe mërzinë për ikjen e saj, një prej tyre Kristi i cili dukej se kishte krijuar ndjenja për të.
View this post on Instagram
A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)
