Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kuvendi i bllokuar që një muaj e gjysmë, Cakolli thotë se deputetët marrin mbi 300 mijë euro paga për më pak se dy orë punë

 
   

As në seancën e sotme nuk u arrit të konstituohet Kuvendi i Kosovës, pasi dështoi miratimi i propozimit për formimin e komisionit zgjedhor, i cili do të mundësonte votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit.

Me këtë, u shënua edhe dështimi i 24-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Eugen Cakolli, hulumtues i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës, ka reaguar ndaj kësaj situate, ku edhe ka thënë se shteti është në pauzë.

Shteti në pauzë. Kuvendi i bllokuar qe një muaj e gjysmë. Por për deputetët, kjo nuk është problem. Sepse sot, në seancën e fundit të këtij muaji, erdhën në sallë me nga 2,600 euro në xhirollogari.
Si pagë për… 24 dështime radhaz
i”, ka deklaruar Cakolli.

Ai ka shtuar se në total, mbi 300 mijë euro nga taksat e qytetarëve,  për më pak se dy orë punë efektive, pa asnjë vendim të marrë nga 120 deputetët.

Ndryshe, pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 9 shkurt, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, pasi partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), nuk po siguron votat e mjaftueshme për të zgjedhur Kryetaren e Kuvendit. Kandidatja e propozuar nga LVV për këtë post, Albulena Haxhiu, nuk ka marrë përkrahjen e nevojshme.

Subjektet politike, PDK, LDK, AAK kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Haxhiun për këtë pozitë. Ndërsa, LVV ka deklaruar se nuk do ta ndërrojë kandidaten e tyre.

Seancat janë duke u mbajtur çdo 48 orë, por asnjëherë nuk është arritur kuorumi apo konsensusi i nevojshëm për të votuar udhëheqësen e legjislativit, çka po e mban të bllokuar procesin e konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të reja.