Lajme

Kuvendi i LDK-së/ Analisti zbulon skenarët e mundshëm – ja çfarë përmend!

 
   

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thirrur Kuvendin e saj zgjedhor për 31 janar, në orën 12:00, në një moment të ndjeshëm për partinë pas rezultateve të fundit zgjedhore.

Mbledhja vjen pas dorëheqjes së kryetarit aktual, Lumir Abdixhiku, i cili pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e 28 dhjetorit ka deklaruar se është i gatshëm të largohet nga drejtimi i partisë, por se dorëheqja e tij duhet të aprovohet nga Kuvendi i LDK-së.

Tani pyetja kryesore që shtrohet është se çfarë do të sjellë Kuvendi zgjedhor për të ardhmen e partisë dhe si do të ndikojë kjo në pozicionin politik të LDK-së pas humbjes së fundit.

Sipas Arbnor Sadikut, LDK-ja po kalon një krizë lidershipi dhe nëse nuk ndërmerr ndryshime të thella, rrezikon të mbetet vetëm si “emër historik”.

Ai thekson se pa një hapje të brendshme, pa vizion të ri dhe pa udhëheqje që krijon besim te qytetarët, LDK mund të humbasë rolin e saj si aktor kyç në politikën e Kosovës.

 Image
 Arbnor Sadiku 
 

Hoti përmend Abdixhikun dhe Hotin si dy kandidatë potencial për përfaqësim të LDK-së, mirëpo shprehet skeptik për disa gjëra.

Duke folur për garën e brendshme në LDK, dy kandidatura të mundshme për kryetar partie, Lumir Abdixhiku mund të shërbejë vetëm si një zgjidhje tranzitore afatshkurtër, ndërsa Avdullah Hoti e ka garën thuajse të humbur, për shkak të rezultateve të dobëta në të kaluarën elektorale. Në realitet, Avdullah Hoti duket se e ka garën të humbur që tani, sidomos pas rezultateve të dobëta kur ishte kandidat për kryeministër nga LDK-ja, madje pa mbështetje të mjaftueshme as në zonën e tij”, ka theksuar Sadiku.

Ai e shpjegon këtë situatë përmes konceptit të “lidershipit karizmatik” të sociologut Max Ëeber, duke theksuar se partitë politike forcohen kur udhëhiqen nga figura që jo vetëm administrojnë, por edhe frymëzojnë dhe mobilizojnë qytetarët. Kur mungon ky element, strukturat bëhen burokratike, të mbyllura dhe të shkëputura nga publiku”, vlerëson ai.

 
 
 
 

 

Të Ngjashme