Lajme

Kuvendi i LDK-së votoi për fatin e tij, por Abdixhiku bëri lëvizjen e papritur

Delegatët e LDK-së kanë kryet procesin e votimit për shkarkimin ose jo të kryetarit të kësaj partie Lumir Abdixhiku.

Votimi është bërë në formë të fshehtë, me pyetjen “a duhet të shkarkohet abdixhiku”.

Sipas burimeve të kp-it, Lumir Abdixhiku nuk ka votuar.

Ndërkohë, mbetet numërimi i vota dhe publikimi i rezultateve.

Kuvendi i jashtëzakonshëm erdhi si pasojë e kërkesës së 1/3 të delegatqve, të cilët kërkuan shkarkimin e tij.

Votimi i delegatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës nis pas fjalimit të Abdixhikut dhe akuzave ndaj tij nga Armend Zemaj.

Kurse, ka mbajtur një fjalim deputeti dhe anëtari i këtij kuvendi, Armend Zemaj, i cili ka numëruar dështimet e Abdixhikutn ë krye të LDK-së.

Por ka reaguar edhe njëri nga delegatët e LDK-në nga Gjilani, i cili ka akuzuar të ‘pakënaqurit”, e LDK-së se po duan ta prishin shtëpinë e vet.

Megjithatë, iu është ndërprerë fjalimi duke marrë vendim që mos të ketë më shumë debat, por të nis votimi, gjë që edhe po ndodhi. 327 delegatët janë thirrur me emër për të votuar në mënyrë të fshehtë.

Përndryshe, edhe më 31 janar 2026, ishte mbajtur një kuvendi i partisë, ku delegatët refuzuan dorëheqjen e Lumir Abdixhikut, pas përfundimit të votimit të fshehtë. Megjithatë, ajo që dihet është se ai mori vetëm 28 vota më shumë për të qëndruar në krye të LDK-së.

Delegatët e pranishëm në Kuvend votuan në mënyrë të fshehtë për të pranuar ose refuzuar dorëheqjen e kryetarit të LDK-së, duke u deklaruar me “PO” ose “JO”.

Të Ngjashme