Kuvendi i Kosovës, në seancën e sotme, ka miratuar katër marrëveshje ndërkombëtare.
Të zgjedhurit e popullit i dhanë dritën e gjelbër marrëveshjes së kredisë për projektin e zhvillimit të sektorit financiar të Kosovës.
Deputetët miratuan edhe marrëveshjen tjetër të kredisë me Agjencinë Franceze për Zhvillim për Programin e Kredisë të Bazuar në Politika. Po ashtu u miratua edhe marrëveshja me KfW, Frankfurt am Main, për programin e kredisë të bazuar në politika në sektorin e energjisë dhe klimës për Kosovën.
Krahas kësaj, u miratua edhe marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0”.
