1
Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot për herë të 51-të, në një përpjekje tjetër për ta konstituar legjislaturën e nëntë, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt.
Ndryshe nga herët e tjera, Kuvendi i Republikës së Kosovës e vazhdoi të hënën seancën konstituive, ku kryesuesi Avni Dehari kërkoi sërish nga subjektet politike që të japin propozime për anëtarët e Komisionit Zgjedhor, për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votim të fshehtë.
Në mungesë të propozimeve të reja, kryesuesi Dehari procedoi me hedhjen në votim të përbërjes së komisionit me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës. Për këtë përbërje votuan 53 deputetë, ndërsa nuk pati vota kundër apo abstenime.
Në këto rrethana, Kuvendi ndërpreu punimet, ndërsa vazhdimi i radhës është caktuar për të mërkurën, më 23 korrik, në orën 11:00.
Kuvendi i KosovesSeanca e 51-të