1
Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Pejë–Prishtinë, në fshatin Zajm të Klinës.
Burime të sigurta bëjnë me dije se rreth orës 05:00, një veturë Audi A6 ngjyrë hiri, që drejtohej nga Veton Kastrati, 33-vjeçar duke lëvizur nga Peja drejt Prishtinës, ka humbur kontrollin dhe për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë ka kaluar në shiritin e majtë të rrugës.
MGID Paragrafi 2
Si pasojë, Audi është përplasur me një minibus Mercedes që po vinte nga drejtimi i kundërt, e më pas është shtyrë dhe goditur nga një kamion transportues mallrash Man.
Nga përplasja e fuqishme, drejtuesi i veturës, Veton Kastrati, dhe një pasagjer në Audi kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes. Vdekjen e tyre e ka konfirmuar mjeku kujdestar i autoambulancës. Ndërkohë, dy persona të tjerë, A. B. dhe F. M. kanë pësuar lëndime trupore.
Moneytizer Paragrafi 4
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante, përfshirë edhe Prokurorin e Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupat e pajetë të dërgohen në IML për obduksion.
Hetimet për këtë ngjarje tragjike po vazhdojnë nga Njësia e Hetimeve të Aksidenteve./Sinajli
Artikull i sponzorizuar
Klineaksident me fatalitetVeton Kastrati33-vjeçari mbeti i vdekur