Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 15:00 në rrugën Ferizaj–Prishtinë, ku një punëtor ka humbur jetën pasi ka rënë nga një lartësi në vendin e punës.
Viktima është Gazmend Ahmeti, i lindur në vitin 1982 nga fshati Mihaliq i Vushtrrisë.
Ai ishte duke punuar në një objekt ndërtimi kur, për arsye ende të paqarta, ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Vdes 43-vjeçari pasi ra nga një objekt në rrugën Ferizaj-Prishtinë