
Media mëson ekskluzivisht se zyrtari korrektues i pezulluar nga detyra është Perparim Ademi, i punësuar në Burgun e Sigurisë së Lartë. Ai dyshohet se ka shtënë me armë gaz gjatë kohës sa ishte në detyrë zyrtare.
Lidhur me rastin, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme, duke e proceduar rastin në Policinë e Kosovës për trajtim të mëtejshëm ligjor.
Përveç kësaj, janë iniciuar procedura disiplinore ndaj edhe 12 zyrtarëve korrektues, të cilët dyshohen se kanë shtënë me armë gjatë një ahengu privat disa ditë më parë. SHKK njofton se është në pritje të raportit të Prokurorisë për të ndërmarrë masat e nevojshme.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar ndaj respektimit të ligjit, ruajtjes së integritetit institucional dhe garantimit të standardeve më të larta profesionale në përmbushje të misionit të saj”, thuhet në reagimin zyrtar.