
Policia ka identifikuar të dyshuarin për vrasjen që tronditi sonte fshatin Balaj të Ferizajit.
Bëhet fjalë për Bekim Ramusajn, i cili profilin në Facebook, e ka të mbushur plot me armë.
Ky i fundit dyshohet se është përfshirë në rastin ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Brahim Ramusa.
Ramusa Facebook-un e ka të mbushur plot me armë
Njësitë relevante të Policisë së Kosovës janë angazhuar menjëherë në terren dhe kanë realizuar aksionin për kapjen e të dyshuarit, ndërsa Prokuroria ka marrë të gjitha masat ligjore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij krimi.