
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Llapashticë e Epërme e Podujevës, ku është raportuar për të shtëna me armë zjarri.
I dyshuari për rastin është Arber Havolli, rreth 32-vjeçar.
Mësohet se vrasja ka ndodhur brenda një veture, pas një bisede mes të dyshuarit dhe viktimës.
Ende nuk dihen motivet, por dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje që u shndërrua në konflikt fatal aty për aty.