1
Familja e Eglantin Qorraj, një djalë i mitur nga Carrabregu i Deçanit, ka bërë thirrje për ndihmë në gjetjen e tij, pasi ai është zhdukur të shtunën në mëngjes.
Sipas familjes, i mituri nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, çka shton shqetësimin për sigurinë e tij. Ata kanë kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve dhe institucioneve për ta gjetur sa më shpejt.
MGID Paragrafi 2
Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka filluar hetimet për gjetjen e të miturit.
“Ankuesi kosovar ka raportuar se, djali i tij i mitur, i cili ka probleme shëndetësore ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Moneytizer Paragrafi 4
Autoritetet kanë bërë thirrje që kushdo që ka informacione për vendndodhjen e të miturit të kontaktojë menjëherë Policinë e Kosovës.
Artikull i sponzorizuar
DeçanEglantin QorrajI mituri që u raportua i zhdukur