Aktuale

Ky është i vetmi vend i Gjirit që nuk është goditur nga Irani

Deri më tani, i vetmi shtet i Gjirit që ka shmangur goditjet nga raketat iraniane është Omani.

Vendi, i cili kishte pritur bisedimet mes iranianëve dhe SHBA-së, shprehu zhgënjimin e tij për veprimin ushtarak.

Në Oman ka baza ushtarake amerikane, si në pjesën dërrmuese të vendeve të tjera të rajonit, por duket se është i vetmi vend i pacenuar nga reagimi i Iranit.

“Jam i tronditur. Negociatat aktive dhe serioze janë minuar sërish. As interesat e Shteteve të Bashkuara dhe as kauza e paqes globale nuk shërbehen mirë nga kjo,” shkroi ministri i Jashtëm Badr Albusaidi në platformën X.

“Dhe lutem për të pafajshmit që do të vuajnë. I bëj thirrje Shteteve të Bashkuara të mos përfshihen më tej. Kjo nuk është lufta juaj”.

Të Ngjashme