Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ky është këngëtari i njohur që do të performojë në ndeshjen Shqipëri–Serbi në “Air Albania”

Ministri, Taulant Balla, ka njoftuar se tenori shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj, do të këndojë nesër në stadium në ndeshjen Shqipëri – Serbi.

Balla bëri të ditur se Lahaj mes pjesëve do të këndojë këngët “Rrjedh në këngë e ligjërime” dhe “Për ty atdhe”.

“Me za, me shpirt e zemër, me djemtë e Kombëtares kuq e zi, sot, nesër e përherë! FSHF ka ftuar Ramë Lahaj të këndojë në pushimin e ndeshjes ‘Rrjedh në këngë e ligjërime’, ‘Për ty atdhe’”, shkroi Balla.