Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ky është Papa i ri

Kardinali amerikan, Robert Francis Prevost, është zgjedhur udhëheqësi i ri i Kishës Katolike Romane më 8 maj dhe ka zgjedhur emrin Leo XIV.

Ai është papa i 267 i Kishës Katolike dhe amerikani i parë që është zgjedhur papë.

Zgjedhja e tij u bë në votimin e tretë të enjten, në ditën e dytë konklavës.

Njoftimi për zgjedhjen e tij u bë nga një kardinal nga ballkoni në Bazilikën e Shën Pjetrit i cili shqiptoi fjalët latine “habemus papam” (kemi papën e ri).

Tani ai pritet të dalë në ballkon dhe t’i drejtohet botës.

Tymi i bardhë – që sinjalizon zgjedhjen e papës – u pa duke dalë nga oxhaku i Kapelës Sistine disa minuta pas orës 18:00.