Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, më 3 mars 2026, ka publikuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar.
Ai është vetëdorëzuar sot në polici.
Burime bëjnë të ditur se i dorëzuari është Diogard Hajdaraj.
Pas intervistimit dhe procedurave të nevojshme policore, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
