Dhuna në familje po vazhdon të jetë dukuri shqetësuese në vendin tonë.
Një rast i tillë i dhunës në familje se fundmi ka ndodhur në Komunën e Pejës.
I dyshuari është zyrtar policor, i cili ka përfunduar në pranga të kolegëve të tij.
Media mëson se i arrestuari është Esmir Hodziç.
I njëjti është polici kufitar nga Vitomirica dhe i përket komunitetit boshnjak.
