
Pas rastit të vjedhjes së armës zyrtare brenda Stacionit Policor në Mitrovicë, dy zyrtarë policorë Fikrije Imeri dhe Shkelqim Osmani, u suspenduan për 72 orë.
Kjo pasi dyshohet se janë të përfshirë në shkelje disiplinore.
Hetimet fillestare kanë zbuluar se hetuesi Osmani e kishte lënë të dyshuarin vetëm në zyrë për disa minuta, ndërsa hetuesja Fikrije Imeri, e cila kishte përdorur më herët atë zyrë, kishte lënë revolen e saj në çantën personale dhe kishte dalë jashtë pa siguruar armën, duke shkelur detyrimet ligjore.
Shkelqim Osmani
Media ka siguruar fotografinë e policit Osmani, i cili do të hetohet bashkë me kolegen e tij për këtë rast.