1
Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e punës në Suharekë.
Burime të Klankosova bëjnë me dije se viktima 50-vjeçar është Milik Daka.
MGID Paragrafi 2
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se viktima u lëndua nga një pjesë metalike e një vinçi.
“Rreth orës 16:30 të datës 26.09.2025, Policia është njoftuar se një punëtor i fabrikës NeëBalkan në Suharekë, me inicialet M.D., është lënduar aksidentalisht gjatë orarit të punës, dyshohet nga një pjesë metalike e një vinçi”.
Moneytizer Paragrafi 4
“I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit me autoambulancë të QKMF Suharekë. I njëjti nuk ka arritur që t’i bëjë plagëve dhe ka vdekur”, tha Bytyqi për Klankosova.
Tutje, ai u shpreh se njësitet përkatëse janë duke u marrë me rastin.
Artikull i sponzorizuar
SuharekeMilik DakaPunëtori që vdiq në vendin e punës