Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ky është viktima dhe i dyshuari për tentim vrasjen në Nashec të Prizrenit

Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht më herët, bazuar në informata të konfirmuara nga burime të afërta me Emergjencën, për rastin e rëndë të tentim vrasjes që ndodhi sot në fshatin Nashec të Prizrenit.

Sipas të dhënave që ka siguruar ekskluzivisht Sinjali, viktimë e këtij rasti është Agim Gufi, i cili ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit, jashtë rrezikut për jetë.

Moneytizer Paragrafi 2

Ndërkaq, si i dyshuar për këtë vepër penale është arrestuar Anton Kelmendi, banor i të njëjtit fshat.

Policia ka konfiskuar edhe armën e zjarrit, e cila dyshohet se është përdorur gjatë incidentit.

Moneytizer Paragrafi 4

Hetimet janë në zhvillim, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente si “Vrasje e mbetur në tentativë”.