Aktuale

LAJM I FUNDIT/ Elbasani në shtetrrethim, goditet grupi kriminal, plagoset një efektiv policie (DETAJE)

Një operacion antidrogë është zhvilluar në orët e vona të natës në qytetin e Elbasanit, ku është goditur një grup i strukturuar kriminal që vepronte në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Aksioni është realizuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër dhe është finalizuar mbrëmjen e sotme.

Si rezultat i operacionit, janë arrestuar në flagrancë tre persona, ndërsa në automjetin në të cilën lëviznin ata, janë sekuestruar të paktën 45 kilogramë kanabis sativa, një armë luftarake, municion, një sasi e konsiderueshme parash, si dhe disa telefona celularë me karta SIM shqiptare dhe të huaja.

Policia bënë me dije se operacioni është shoqëruar me ndjekjen e automjetit që dyshohej se transportonte lëndën narkotike.

Në hyrje të Elbasanit, drejtuesi i mjetit ka kuptuar që po ndiqej nga policia dhe ka tentuar të largohej me shpejtësi, duke u futur në rrugë të pandriçuar.

Policia menjëherë ka rrethuar zonën dhe ka bërë të mundur ndalimin e automjetit dhe kanë arrestuar tre personat që ndodheshin brenda tij.

Gjatë operacionit, një punonjës policie ka mbetur i plagosur aksidentalisht si pasojë e thyerjes së një xhami, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Deri më tani identiteti i tyre nuk është bërë i ditur, ndërsa detaje të tjera priten të dalin në vijim.

Të Ngjashme