GJKKO ka dënuar me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi i akuzuar se do të pastronte në vendin tonë 18.3 mln euro të mafias italiane Cosa Nostra.
Gjykata e Posaçme ka vendosur edhe konfiskimin e 18.3 milionë eurove të depozituara në bankat shqiptare nga italianë të dyshuar të lidhur me Cosa Nostrën, që dyshohet se Taçi do t’i pastronte me transaksione përmes firmave të naftës.
Biznesmeni u gjykua në mungesë për “pastrim parash” dhe “grup të strukturuar kriminal” pasi është në arrati prej vitit 2021, ndërsa për 4 italianë të dyshuar, SPAK e ka veçuar çështjen dhe i ka dërguar në Itali aty ku vijon procesi.
Përkatësisht procesi është veçuar për shtetasit Frencesco Zummo, Ignazio Zumo, Fabio Petruzzella dhe Daniele Cestagalli.
18.4 mln euro të mafies italiane ‘Cosa Nostra’ u bllokuan në një bankë në Shqipëri në nëntor 2021 dhe më pas u konfiskuan.

SPAK thotë se Taçi do pastronte patarë përmes lëvizjes në disa banka në disa shtete dhe do merrte përqindjen.
Nga hetimet e SPAK thuhet se Artur Balla dhe Bledar Lilo kanë pasur një rol aktiv për të ndihmuar italianët Francesco Zummon dhe ekonomistin Fabio Petruzzella-n të hapnin llogari bankare dhe të bënin transferta parash për pastrimin e tyre.
