Aktuale

LAJM I FUNDIT/ Incident i dhimbshëm në vendin tonë, humb jetën një djalë i ri (Emri)

Një 36-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në fshatin Peshtan Bregas, në Fier.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 14:40, shtetasi Hamza Duraj, 36 vjeç, duke drejtuar një mjet bujqësor (frezë), dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij.

Si pasojë, mjeti është rrëzuar dhe e ka zënë poshtë drejtuesin, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të Ngjashme