Aktuale

LAJM I FUNDIT/ Lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së

Ish‑deputeti socialist Jurgis Çyrbja është liruar nga qelia, pasi ka përfunduar vuajtjen e dënimit pas vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ish-deputeti Çyrbja u deklarua fajtor dhe dënua me 3 vite burgim për korrupsion në zgjedhje, përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrjes së sekretit shtetëror. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar ai duhet të vuante 2 vjet burg.

Altin Hajri u dënua me 3 vjet burg, ndërsa Ahmet Masha u dënua me 2.6 vjet burg.

Pavarësisht se kërkesa e ish‑deputetit për lirimin e menjëhershëm ishte rrëzuar nga Apeli i Gjykatës së Posaçme ditën e premte, gjykata konstatoi se shumica e dënimit ishte shlyer gjatë kohës së qëndrimit në paraburgim, duke i mundësuar Çyrbjas daljen nga burgu këtë të shtunë, 21 shkurt.

Pjesën më të madhe të kohës ish-deputeti e kaloi në paraburgim. Ai u arrestua në 20 tetor të vitit 2024, dhe periudha më shumë se 1 vjeçare, në pritje të gjykimit e favorizoi atë duke qenë se 1 ditë paraburgim barazohet me 1 ditë e gjysëm burg.

Ne perditesim…

Të Ngjashme