Aktuale

LAJM I FUNDIT/ Paqja SHBA-Iran, Bordi i Transparencës merr vendimin për çmimin e naftës! Ja sa do blihet edhe benzina!

Pas arritjes së armëpushimit mes SHBA dhe Iranit, Bordi i Transparencës ka vendosur uljen e çmimit të naftës në vend. Nafta është ulur me 4 lekë, nga 224 lekë në 220 lekë ndërsa çmimi i benzinës mbetet i pandryshuar, 181 lekë/litri.

“Bordi i Transparencës në datë 8 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 220 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 208 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 181 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 8 ora 15.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarw dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.”, thuhet ne njoftim,

Të Ngjashme