Një zjarr ka rënë në një banesë në Tiranë, ku për shkak të tymit një i moshuar ka ndërruar jetë.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ali Demi”, në katin e parë të banesës së shtetasit Theodhor Llulla, 72 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën.
Burime bëjnë me dije se 72-vjeçari dyshohet se ka humbur jetën prej asfiksisë, ndërsa raportohet se ishte edhe invalid.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 21:20, në rrugën “Ali Demi”, në katin e parë të banesës së shtetasit Th. Ll, 72 vjeç, ka rënë zjarr. Si pasojë dyshohet se ka humbur jetën 72-vjeçari.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
